SPAK kërkon 27 dëshmitarë në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

spot_img
Advertisements

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

SPAK ka kërkuar thirrjen e 27 dëshmitarëve në gjyq, të cilët më herët janë marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesve gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Hetimet nisën pas një materiali të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe një kallëzimi të bërë nga një punonjës i bashkisë. Të dyja këto materiale u bashkuan në një procedim të vetëm penal.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, deklaroi se gjatë hetimeve janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime dhe vëzhgime. Sipas akuzës, Kristian Shkreli u ka premtuar investime banorëve të fshatit Stajkë për rregullimin e linjës së energjisë elektrike, duke kërkuar në këmbim votën për Partinë Socialdemokrate, shkruan VoxNews.

Mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Nga ana tjetër, avokatja e kryebashkiakut, Rovena Gashi, kundërshtoi akuzat, duke theksuar se në të gjitha veprimet hetimore, përfshirë komunikimet dhe përgjimet, nuk rezulton asnjë moment ku i pandehuri të ketë kryer vepër penale.

“Nuk jemi dakord me akuzën, në të gjitha veprimet, komunikimet e përgjimet, janë 500 faqe dhe s’ka asnjë moment që del te i pandehuri Kristian Shkreli te ketë bërë ndonjë vepër penale. Kryetari i Bashkise është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Kristian Shkreli ata. Bëhet fjalë për reshje të shumta shiu që kishin dëmtuar linjën. Ankesa ka shkuar nga vetë banoret tek portali i bashkëqeverisjes, deklaroi ajo.

Avokatja argumentoi se procedura për remontin e shtyllave elektrike nuk është hapur nga kryebashkiaku, por nga OSSH, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për investim të ri, por për një rregullim teknik. Sipas saj, roli i kryebashkiakut ka qenë vetëm përcjellja e shqetësimit të qytetarëve tek drejtori i OSSH-së dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar vota për ndonjë subjekt politik.

spot_img

Latest articles

Related articles