KESH shet lirë e blen shtrenjtë! Mafia e energjisë nuk njeh as PS e as PD

spot_img
Advertisements

KESH ka shitur 10.800 megavat energji me çmim mesatar 15.55 euro megavati, ndërkohë që çmimi mesatar në bursë është 128 euro për megavat.

Në total Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nxori në shitje 56.500 megavat por arriti të shiste vetëm 10.800 megavat.

Nga kjo shitje KESH ka fituar 167,940 euro në total ose rreth 16.2 milionë lekë.

Nga një përllogaritje rezulton se shitja e energjisë në bursë është bërë me çmim shumë më të ulët sesa çmimi që paguajnë qytetarët në vend për konsumin e energjisë, shkruan shqiptarja.

Konkretisht 10.800 megavat që kanë në total 10.800.000 kilovat, e cila është shitur për vetëm 16 milionë e 200 mijë lekë, ose 1.5 lekë për kilovat.

Ndërkohë që qytetarët shqiptar që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj energji paguajnë atë 8.5 lekë kilovatin, kurse kur kalohet ky nivel paguhet 9.5 lekë kilovati.

Bazuar te çmimi që paguajnë qytetarët ka bërë një përllogaritje dhe del se KESH ka humbur midis 75.6 milionë lekë dhe 86.4 milionë lekë, nga kjo shitje prej 10,800 MWh.

Nëse energjia do të ishte shitur me çmimin mesatar të bursës 128 €/MWh, humbja rezulton rreth, 1.21 milionë euro./

spot_img

Latest articles

Related articles