“Qytetarët shqiparë qiramarrës të oligarkëve është qëllimi” – Zef Preçi

spot_img
Advertisements

“Qytetarët shqiparë qiramarrës të oligarkëve është qëllimi”, tha ekonomisti Zef Preçi për situatën ekonomike që ndodhemi sot. Shpronësime masive, prokurime pa transparencë, tendera me paracaktim dhe investime të ashtuquajtura strategjike për të zhvatur çdo pronë publike janë problemet strukturore që shpopullojnë vendin, sipas tij.

Preçi argumenton se Edi Rama po tenton rrugën që ndoqi presidenti autokrat Aleksandër Vuçiq në Serbi për të zhbërë reformën në drejtësi.

Përmes një shtese në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike”, mazhoranca përmes deputetes Zamira Sina, kërkon t’u japë të drejtën investitorëve strategjikë që të ndërtojnë dhe operojnë porte pa iu nënshtruar asnjë procedure gare apo koncesioni.

Zef Preçi, ekspert ekonomie tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimmarrje të kësaj natyre synojnë anashkalimin e garës dhe se askush nuk i di interesat që fshihen.

Shtetit shqiptar nga njëra anë nuk ka masterplan për zhvillimin e porteve. Principet e zhvillimet janë universale. Ndërtohet masterplani, pastaj operohet në sektorin përkatës. Ka një listë të diskutueshme të investitorëve strategjikë, klientë të qeverisë, oligarkë, përfaqësues të krimit të organizuar. Kufiri mes publikes dhe privates është holluar. Interesi publik bëhet më i padukshëm në ligjbërje të kësaj natyre dhe interesa private blindohen çka e bën të vështirë blindimin kur ky interes është cenuar.

Vendimmarrje të kësaj natyre synojnë anashkalimin e garës që është parashikim kushtetues, sa i takon ankandeve, pra nuk i nënshtrohet ligjit të prokurimi. Askush nuk di më tej interesat që fshihen në vendimmarrje të tilla.

Ka agresion të vërtetë mbi gjithçka publike për të mos thënë që kemi shkuar në pikën që është shtrirë mbi pronat private.

Të gjitha mbivendosjet që figurojnë në Kadastër kanë ndodhur nga administrata që paguhen me taksat e qytetarëve. Është kequshtrim i pushtetit, papërgjegjshmëri, ushtrim dhe ndikime oligarkike, ndikime politike duke cenuar qytetarin, pronarin fundor.

spot_img

Latest articles

Related articles