Ylli Baka sulmohet nga të ftuarit në dasmë (video)

spot_img
Advertisements

Një incident i papritura është regjistruar gjatë një performance të këngëtarit të muzikës popullore Ylli Baka, i cili është goditur nga disa persona nga audienca teksa ishte duke kënduar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe kanë hedhur drejt tij sende, ne dukje kuti dhe trëndafila.

Megjithëse situata ishte irrituese për të, këngëtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar performancën.

Ngjarja ka krijuar reagime të menjëhershme mes të pranishmëve, ndërsa disa persona janë përpjekur të qetësojnë situatën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë incident.

Ngjarja ka ngjallur debat në rrjet, ku shumë ndjekës kanë reaguar duke dënuar dhunën gjatë eventeve artistike dhe duke kërkuar më shumë siguri për artistët gjatë performancave live.

spot_img

Latest articles

Related articles