“Jemi të Tatimeve” – Kapen 2 të rinj që ndalonin makinat duke i mashtruar si “shteti”

spot_img
Advertisements

Dy të rinj, 19 dhe 24 vjeç, janë proceduar penalisht në Korçë, pasi u kapën duke u shtirur si inspektorë të Tatimeve.

Sipas policisë, ata ndalonin automjetet në bulevardin “Republika” duke përdorur një tabelë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor”, me qëllim mashtrimin e drejtuesve të mjeteve.

Tabela është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi penal për veprën “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

spot_img

Latest articles

Related articles