Tri ditë pas protestës së banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID, kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë sot në Durrës për t’u takuar me banorët.
Banorët dhe bizneset e prekura nga ky projekt janë kontaktuar mbrëmë nga drejtues të bashkisë së Durrësit, për të marrë pjesë në takim me kreun e qeverisë.
Ndërkohë, këshilltarët opozitarë në bashkinë e Durrësit kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë dhe miratimin e dokumenteve të planifikimit territorial në lidhje me këtë projekt



