Nëna me fëmijë të sëmurë do hidhej kulla për rrogën 380 mijë lekë, kompania merr miliarda nga bashkitë

spot_img
Advertisements

Elona Bregu, nëna 40 vjeçare e një vajze të sëmurë, ka kërcënuar këtë të enjte se do të hidhej nga kulla e oksigjenit të ish-Uzinës në Kuçovë sepse kompania e pastrimit ku ajo punonte, “Viola Green”, nuk i kishte dhënë dy pagat e fundit.

Bëhet fjalë për pagë mujore 380 mijë lekë të vjetra, të cilën kur Elona dhe koleget e saj kishin shkuar në bashki të kërkonin informacion se përse prej dy muaj e gjysmë nuk po e merrnin, janë njoftuar se madje ishin pushuar sepse po ankoheshin.

“Kam një vajzë të sëmurë, kam dy muaj e gjysmë pa rrogë. Pse duhet të më heqin nga puna vetëm pse kërkova pagën?”, u shpreh ajo pas negociatave që shmangën një tragjedi.

Newsbomb.al raporton se Elona Bregu ka qenë punonjëse e kompanisë së pastrimit “Viola Green”, ndër më kryesoret që kanë fituar më shumë tendera nga bashkitë e Shqipërisë, me pronar Marsel alias Bujar Shega.

Ky shtetas u arrestua më shumë se një vit e gjysmë më parë në Milano, kur u godit banda e Suel Çelës.SPAK e akuzon zyrtarisht Bujar Shegën për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në kuadër të organizatës. Në zbatim të këtyre akuzave, Gjykata e Posaçme e ka lënë atë në “Arrest me burg”, pas ekstradimit nga Italia.Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë ish-administratori dhe një nga aksionerët kryesor të kompanisë së pastrimit “Viola Green”, Bujar Shega ishte “truri financiar” dhe pastronte paratë e një prej grupeve më të fuqishme kriminale që vepron në Elbasan dhe jo vetëm, atij të Suel Çelës.

spot_img

Latest articles

Related articles