Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve, dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestro për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht për dosje të viteve 2023–2025.
Sipas burimeve, bëhet me dije se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.
Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth orës 23:00 kanë qenë oficerët e OPGJ-së në ambientet e bashkisë. Sipas burimeve prokuroria ka vënë sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite.



