Policia e Tiranës me vendim të Gjykatës ka bërë të mundur sekuestrimin e pasurisë me vlerë 200 mijë euro.
Dyshohet se kjo pasuri u përket dy persona të dënuar më parë për çështje droge, në shtetin italian.
Këto pasuri janë në pronësi të Pajtim Braçaj dhe Gjino Lleshaj.
Pajtim Braçaj ka qenë pronari i kompanisë së naftës “Trade Petrol & Drilling” me seli në Fier e Tiranë.Siç e dëshmojnë dhe dokumentat e mëposhtme “Trade Petrol & Drilling” ka qenë kompani e cila merrej me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.
Si u kap “mat” nga policia biznesmeni Pajtim Braçaj:
Pajtim Braçaj njihet si një individ i lidhur me aksionerët e kompleksit “Taiwan” në Tiranë. Vëllai i tij Avni Braçaj zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taiwan.’
Taiwan.
Në tetor 2015, Braçaj është arrestuar së bashku me Ajet Sulajn, vëllai tjetër i Besnik Sulajt si pjesë të një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e 700 kilogramëve kanabis.



