Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pas rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve në trupin e rrugës.
Reshjet e shiut dhe punimet jashtë standarteve kanë destabilizuar terrenin, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit në këtë segment të njohur për rrezikun e rrëshqitjeve.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë masa për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin aksin dhe të përdorin rrugë alternative deri në rregullimin e situatës.
Policia rrugore u bën apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike



