Pamjet shqetësuese që bënë xhiron e rrjeteve sociale, të publikuara nga Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida gjysmë e zhveshur teksa akuzonte Genardin për dhunë, kanë shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik dhe menjëherë u kërkua ndërhyrja e institucioneve parkatëse.
Lidhur me rastin, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se pas publikimit të videos, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe policinë, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen e Sonida Hajdinit.
Sipas asaj që bën me dije MSH, rezulton se videoja, e cila është fshirë nga rrjetet sociale, kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie.
Po ashtu, strukturat shëndetësore siguruan trajtimin mjekësor të nevojshëm, pasi Sonida Hajdini kishte qenë më parë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe ishte lënë për trajtim ambulator. Aktualisht, vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa do të hartohet një plan masash për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave, vëlla e motër, Genard dhe Sonida Hajdini



