Kryetari i Partisë Demokratike e quajti ish deputetin e PD, Dashnor Sula si tradhtar, pasi ai mori postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm nga qeveria.
“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë, nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të tradhtosh ti ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, por të mbështesin si shpresë për ta dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapin flamurin e zezë të Ramës ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë”, tha Berisha, duke theksuar “e kuptoni vetë se çfarë mollë e kalbur ka qenë”.



