Krijohet Forumi i Shkrimtarëve, synon të ushtrojë ndikim te institucionet për politikat letrare

spot_img
Advertisements

Letërsia dhe shkrimtarët shqiptarë kanë qenë shpesh në qendër të debateve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të autorit, konkurset letrare dhe dhënien e çmimeve, debate që jo gjithmonë kanë gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Në vazhdim të këtyre problematikave, për herë të parë është krijuar Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë, që synon të ushtrojë një ndikim ndaj institucioneve vendimmarrëse, në funksion të ndërtimit të politikave kulturore letrare.

“Duke analizuar secili në mënyrë individuale dhe më vonë, duke rënë dakord mbi të ashtuquajturën gjendje të leximit publik në Shqipëri, një gjendje e cila është njëkohësisht gjithnjë më e mjerë dhe gjithnjë më problematike. Produkti i shkrimtarit, që është libri, ende, pas tridhjetë e pesë vjetësh tranzicion të stërzgjatur, nuk ka arritur të gjejë vendin e vet. Duhet nxisim me të gjitha nismat tona shumëplanëshe, si dhe një marrëveshje ndërqeveritare për librin dhe nënshkrimi i një memorandumi për tregun e përbashkët të librit shqip”, thotë shkrimtari Stefan Çapaliku.

Forumi i shkrimtarëve do të jetë grupimi, ku idetë mbi artin, krijimtarinë dhe kritikën letrare takohen për të ndërtuar kontakte reale kulturore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj dhe shtrirja e përfaqësuesve nuk është vetëm brenda territoreve shqipfolëse por edhe më gjerë.

“Është një punë e mirë, sepse tenton që letërsia shqipe të shihet si e unifikuar, si një letërsi që nuk ka kufij administrativ. Për këtë sigurisht që si forum do të kemi shumë punë, qoftë përmes lidhjes mes autorëve, shtëpive botuese, por edhe ministrive të ndryshme të kulturës”, thotë shkrimtari Lulëzim Haziri.

“Forumi ka qëllime shumë të mira të cilat në çdo moment do ta mbrojnë dhe do ta shtyjnë përpara letërsinë shqiptare, duke synuar unifikimin e saj. Pra të kemi vërtet një letërsi që shkruhet  në një gjuhë të përbashkët”, thotë shkrimtari Mark Pashku.

Ky forum është konceptuar si një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi letrar, që kërkon t’i jap identitet letërsisë dhe shkrimtarëve shqiptar.

spot_img

Latest articles

Related articles