Suela Beluli e Mediana Meta janë dy prokurorët e ‘hekurta’ të Durrësit që çuan para drejtësisë 33 anetarët e ‘grupit’ KURUM, me trafikim të lëndëve toksike, përmes një skeme.
Mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administrator të “Kurum International”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum, pronarja dhe administratorja e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg.
“Arrest me burg” është caktuar edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota, zyrtarë të “Kurum”, AKM-së, doganës së Durrësit dhe kompanive aksionere.
Ndërkohë, në “arrest shtëpie” është lënë Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” Arta Dollani, ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM, Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM, Kledina Skendo nga sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM, Bujana Tonçiça dhe Evis Mellonashi nga Sektori i lejeve mjedisore në AKM dhe Iva Musa, Inspektore e Autoritetit Portual Durrës.



