“Do donim ta bënim SPAÇIN lule, me suvatime, por nuk është e lehtë për film” – Blendi Gonxhe

spot_img
Advertisements


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe ka qenë mesditën e kësaj të marte përballë gazetarëve ku dhe ka folur për një sërë temash të rëndësishme.

Një prej pyetjeve që ministrit ju bë nga gazetarja Anila Kolgjini kishte të bënte me burgun e SPAÇIT, rindërtimin e tij, një temë e cila muaj më parë shkaktoi një sërë polemikash, ku të shumtë kanë qenë ata ish-të përndjekur politikë, por jo vetëm, të cilët dolën kundër restaurimit të një ndërtese e cila në vetvete mbart vuajtjet e popullit shqiptar.

Në fjalën e tij ministri sqaroi se ndërhyrja e parashikuar nuk ka qenë një restaurim i plotë, por një investim fillestar dhe bazik, i cili kërkon një financim shumë më të madh nga sa ishte projektuar fillimisht. Sipas tij, kostot janë ndikuar nga kushtet e vështira të terrenit, largësia e zonës dhe problematikat për të çuar atje fuqi punëtore dhe kompani ndërtimi.

Ndërhyrja që kishte nisur u ndërpre edhe për shkak të reagimeve dhe politizimit të çështjes, një vendim që u mor në respekt të ndjeshmërisë së krijuar, duke u lënë gjithçka për rishqyrtim pas miratimit të planit të menaxhimit.

“I përafërt dhe me kohën që jetojmë dhe po lëvizin koston dhe se si po lëvizin çmimet do të jetë e vështirë të jetë i vërtetë në atë shifër që projekton, duhen rreth 6 milionë euro për të bërë një ndërhyrje e cila është fillestare jo e plotë. Po flasim për një vend shumë të largët, kushte shumë të thyera terreni, problematikë për të dërguar njerëz dhe firma për të punuar, çka ishte dhe një arsye që e çoi projektin e parë të ishte në vështirësi duhet parë plani i menaxhimit si një urdhëfyes. Si mund të bëjmë ne që të kemi interes të shkojmë në SPAC të flemë, të kemi interes më të fortë për të marrë atë rrugë, është disa orë rrugë, jemi në një vend që nuk ke ku ri.

Ai vend është konceptuar aty për të dhënë këtë ide. Do shumë financë, këtë vit po punojmë për instrumentat, nëse arrijmë që përmes këtyre instrumentave të çlirojmë fonde dhe mundësi do ishte shumë mirë, nëse partnerët tanë do të jenë afër nesh do të ishte shumë mirë, janë projekte që nuk bëhet dot vetëm nga qeveritë. Vërtet që ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme. Do të duket të kujdesemi shumë edhe për objektet.

A do donim ne të kishim një ndërhyrje të SPAÇ për ta bërë atë lule? Po. Por a mundet që të jetë gjithmonë e mundur? Nuk është e lehtë!

Investimi që ju përmendet ka qenë bazike. Disa shkallë kishin rënë fare, soleta, kishte dhe një ide që banjat që ishim me tulla të ringriheshin, por për shkak të theksit që mori dhe u politizua ne e respektuam dhe e ndërpremë e lamë që pasi të miratohej plani i menaxhimit ne të ridiskutojmë”, tha ministri.

Sa i përket projektit filmik, ministri bëri me dije se realizimi i një filmi mund të bëhet edhe pa ndërhyrje fizike të pakthyeshme në strukturë, duke përdorur teknikat bashkëkohore, ndërsa çdo element dekorativ do të jetë i kthyeshëm.

“Sa i takon filmit mund të dekorojë, dhe nga pikëpamja e imazhit me teknika te sotme rindërton burgun vetëm i duhen disa koordinata, por që mund të punohet dhe në këtë mënyrë dhe ccdo gjë që mund të bëhet për filmin është e kthyeshme. Vlera ka qenë një vlerë që as i vlen të diskutohet, filmi është shumë i rëndësishëm për historinë e SPAC-it. Nëse filmi do të ketë financim do trokasë do kërkojë leje për xhirimet dhe do tua ofrojmë ndihmën. Projekti që nisi që ishte riparimi pati një moment, por nuk ka asnjë pasojë”, tha Gonxhe ndër të tjera.

spot_img

Latest articles

Related articles