Guardia di Finanza kap anije 62 ton karburant, do futej kontrabandë në Porto Romano

spot_img
Advertisements

Ky është momenti kur peshkarexha “Geni” është konstatuar duke u furnizuar me naftë kontrabandë nga anija libiane në hapësirën detare. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet nga operacioni i koduar “Geni”, i zhvilluar në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare ku u godit një rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës nga Libia në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha. Ndërsa në pranga ranë 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.

spot_img

Latest articles

Related articles