Boçi merr drejtimin e PD në Kuvend, flakë për flakë me Ballën

spot_img
Advertisements

Seanca parlamentare u zhvillua mes debatesh të ashpra për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Opozita, përmes deputetit Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën se po e përdor shumicën e votave në mënyrë të njëanshme, duke mos respektuar paritetin dhe duke vendosur ultimatume pa dakordësi. Sipas tij, nuk ka pasur marrëveshje apo konsultime për funksionimin dhe drejtuesit e komisionit.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, akuzoi opozitën për ndryshim qëndrimesh dhe i kërkoi të vendosë qartë nëse do të marrë pjesë në punimet e komisionit. Ai paralajmëroi se, në rast të bojkotit, mazhoranca do të ndryshojë formulën dhe do të marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit, duke i lënë opozitës afat deri në mbrëmje për të vendosur.

spot_img

Latest articles

Related articles