“Mos lëvizni, policia!” 7 personat të cilët hynë mbrëmjen e së dielës brenda berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci, janë prezantuar si policë. Të kamufluar dhe me kapuçë në kokë, 5 prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri automatike, ndërsa 2 të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se autorët kishin për qëllim dhunimin e 21-vjeçarit Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur konflikt disa muaj më parë. Por, sapo kanë hyrë në ambientin e berberhanes, ku Nikulaj po qethej, janë përballur me të shtëna me armë zjarri.
Sipas të dhënave, krahas efektivit të policisë Besart Kovaçi, i arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me armë edhe vetë 21-vjeçari Nikulaj. Në këto rrethana, njëri prej 7 personave i është përgjigjur me breshëri automatiku, ku nga të shtënat mbeti i plagosur berberi Sokol Daci.
Deri në këtë fazë të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 nga personat e përfshirë në ngjarje. Ata janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka si dhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, por nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre. Policia po ushtron kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur.
Ngjarja, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qendër të fshatit Rrilë, fillimisht u raportua si atentat. Por nga zbardhja e plotë e saj, rezulton se bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri mes palëve, si pasojë e një konflikti të mëparshëm të ndodhur në muajin mars 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin.
Në atë kohë, pjesëtarë të fisit Nikulaj janë konfliktuar fillimisht verbalisht dhe më pas kane përplasur qëllimisht me automjet dy pjesëtarë të fisit Ndoka, të cilët po lëviznin me motoçikleta



