Sot vendosëm të mblidhnim bashkë një front të përsosur masiv për ndryshimin e qeverisjes dhe shpëtimin e vendit.
Morëm listën me 2 milionë shqiptarë. Që fronti të jetë i denjë hoqëm:
- ata që kemi inat se na kanë sharë në rrjete sociale,
- ish-komunistët e bërë demokratë
- ish-demokratët e bërë rilindas
- ata që nuk frymëzojnë më
- ata që nuk kanë ide gjeniale
- ata që duan qeveri të ndershme, por vjedhin nga pak kur munden
- ata që janë pak si kshu
- soroistët
- ata qe kanë foto me Lali Erin
- këdo që është i vjetër në politikë
- opozitarin Erjon Braçe
- gjithë nëpunësit e shtetit se i paguan Rama
- marksistët e Qorit
- Berishën se nuk e do Agroni dhe Arlindi
- Lapajn se nuk e do Agroni
- Agronin se do të bëhet kryeministër i pari
- intektualët që grijnë sallatë dhe të lodhin kot
- ata që bëjnë sjellje të pahijshme në protestë
- injorantët
- artistët e Lali Erit
- demokratët që hedhin molotovë
- demokratët që shohin Big Brotherin në protestë
- patericat e Ramës
- klyshët e Saliut
- ata që duan të na bëjnë homoseksualë me zor
- tregtarët e pakicës që rrisin çmimet për Vit të Ri
- tregtarët e shumicës që u rrisin çmimet tregtarëve të pakicës për Vit të Ri
- ata që nuk kuptojnë se çmimet i rrit kërkesa jo teka
- deputetët e listave të mbyllura
- deputetët që votuan për listat e mbyllura
- votuesit e deputetëve që votuan për listat e mbyllura.
- të tjerë me probleme të ndryshme.
Pasi i hoqëm të gjithë këta nga lista e frontit të bashkuar antiqeveri na rezultoi se kishte mbetur vetëm një shqiptar dhe ajo nuk ishte e mundur, Nënë Tereza.
Madje dhamë dorëheqjen dhe ne se na zunë kriteret tona.
Tani kemi dy opsione: ose do rrijmë në kafe të presim atë helikopterin e Maduros, ose TE BEJME NJE LISTE ME ATA QE DUAN TE VIJNE PER QELLIMIN E PERBASHKET. Si thoni ju?



