Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, deklaroi sot nga Vlora se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të realizohet brenda kësaj dekade.
I pranishëm në forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ndërsa pjesë ishin edhe ambasadorët të BE të akredituar në vend, ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, Schieder tha se Evropa do të jetë e plotë vetëm kur i gjithë Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria të jenë pjesë e saj.
Më pas ai ka marrë edhe një çertifikatë Honoris Causa nga Universiteti i Vlorës për kontributin.




