Fondet e Brukselit janë vjedhur në Shqipëri| Qeveria: Po presim zhbllokimin e IPARD II, IPARD III, nuk dimë gjë

spot_img
Advertisements

Komisioni Evropian nuk i ka dhënë ende asnjë indicie vendit tonë se mund të ngrijnë fondet për digjitalizimin.

Për mediat, drejtoresha e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të BE, Eridana Cano sqaroi se puna vijon normalisht dhe se janë në pritje të sinjaleve nga Brukseli.

“Për digjitalizimin ne nuk kemi asnjë komunikim deri tani zyrtar nga strukturat e Komisionit Evropian apo delegacionit të BE në Tiranë se do të ketë ngrirje fondesh apo një komunikim zyrtar se çfarë do të ndodhë më tej. Kështu që ne jemi në pritje”, tha Cano.

Sa i përket heqjes se bllokimit te fondeve të IPARD II, Cano u shpreh se është përgjegjësi e Ministrisë së Financave, megjithatë shpjegoi se puna me strukturat e BE vijon.

“Puna ka vazhduar në mënyrë konkrete me strukturat e Bashkimit Evropian, bazuar në një plan veprimi dhe masa korrektuese që duhet të merreshin për pjesën e IPARD II. Jemi gjithashtu duke konkretizuar bashkë me strukturat mundësimin e hapjes së IPARD III”, sqaroi Cano.

Ndihma nga Bashkimi Evropian ka bërë të mundur që Shqipëria të investojë në fusha si sundimi i ligjit, infrastruktura dhe jo vetëm. Madje Cano dha shifra per paratë e dhëna në mënyrë që vendi të përparojë në procesin e integrimit.

spot_img

Latest articles

Related articles