Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.
Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç
Produkti i kontaminuar APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë. Operatori i Binzesit Ushqimor që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë



