Gazetari Sokol Bregu për çështjen e parkut teknologjik “Durana”, thotë se kanë nisur hetimet nga SPAK, dhe se vetmja mënyrë për të ndalur gjithë vjedhjen që po ndodh në Shqipëri është SPAK, pasi në Xhafzotaj ka vetëm një fushë dhe nuk ekziston asgjë.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se televizioni MCN iu drejtua me letra postare dy firmave KronoTech dhe Robotech dhe posta thotë që nuk ekziston vendi.
Sipas tij, janë regjistruar brenda “Duranës” por askush nuk i gjen.
MCN TV i është drejtuar me letra postare dy nga firmat dhe e kthen posta shqiptare, dhe posta thotë nuk ekziston vendi. Janë dy firma KronoTech dhe Robotech. Janë dy firma që janë regjistruar dhe janë brenda “Duranës”.
Në letra këto janë në Xhafzotaj, ekzistojnë në parajsën e madhe të Xhafzotaj. Kanë dhe si detyrim të punësojnë të rinj. Këta nuk janë askund. Mirë posta nuk i gjen, por SPAK-u kur do i gjejë.
Janë në QKB por ata thonë janë në Xhafzotaj, por në Xhafzotaj nuk ka gjë, atje ka vetëm bar. U shkon Tatimi ndonjëherë për kontroll, ku e kanë zyrën këta?
Në “Durana” janë 50 firma që nuk figurojnë aty dhe nuk paguajnë detyrime në shtet.



