Fusnin veshje luksi kontrabandë nga Kina dhe Turqia, 3 në pranga dhe 4 nën hetim (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Tre persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina dhe Turqia, e më pas shitjen në kryeqytet duke iu shmangur detyrimeve tatimore.

Në pranga kanë rënë Sofokli Bushi, Bilbil Llangozi dhe Ali Bushati.

Këta persona u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po transportonin me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

spot_img

Latest articles

Related articles