Tërheqjet e fundit të qumështit formulë për foshnje në Evropë dhe SHBA, pas rasteve të dyshuara të kontaminimit dhe shtrimeve në spital, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë në një treg global miliardë dollarësh.
Ekspertët paralajmërojnë se inovacioni i shpejtë për ta afruar formulën me qumështin e gjirit nuk po shoqërohet me të njëjtin nivel kontrolli dhe mbikëqyrjeje.
Qumështi formulë për foshnjat “Aptamil” është tërhequr nga tregu, pasi ka rezultuar me baktere, njësoj si “NAN 1 ”, që u hoq pak ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Duhet të kontrolloni paketimin, nëse ka përbërje cereulide, mos ja jepni fëmijës.



