Portalet mistike të energjisë dhe teletransportimi| Llogaraja, ruan gjurmë portalesh të fuqishme

spot_img
Advertisements


“Portalet mistike të energjisë” dhe “teletransportimi” janë terma që përdoren kryesisht në kontekste shpirtërore, ezoterike, filozofike apo fantastiko-shkencore dhe nuk konsiderohen si koncepte të provuara shkencërisht në jetën reale.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, studiuesja e shkencave okulte Pranvera Xhafa, shpjegoi se çfarë përfaqësojnë portalet mistike të energjisë dhe ideja e teletransportimit, sipas këndvështrimit shpirtëror dhe metafizik.

Sipas saj, Llogaraja është një ndër zonat në Shqipëri ku ende ekzistojnë gjurmë të portaleve shumë të fuqishme energjetike.

Portalet nuk janë gjithmonë fizike apo të dukshme me sy, dhe se në Shqipëri ato nuk shfaqen hapur.

Fizikisht, shumë prej tyre janë prishur, sepse Shqipëria nuk është më siç ka qenë dikur. Vendi është rindërtuar disa herë dhe ka pasur zona ku më parë ekzistonin portale energjie.

Shoqëria ndodhet ende në një stad të pazhvilluar për sa i përket perceptimit të fenomeneve paranormale. Në të kaluarën njerëzit i zotëronin natyrshëm këto aftësi, ndërsa sot është e vështirë të rikthehet ajo gjendje për shkak të stilit modern të jetesës.

Ne jemi këtu për të zgjuar atë që secili prej nesh e ka trashëguar ose e mban ende brenda vetes, por është shumë e vështirë në nivelin ku ndodhemi sot të rizgjohemi plotësisht dhe të rikthejmë ato aftësi.

Para vitit 2012, portalet energjetike ishin më të dallueshme dhe perceptoheshin më lehtë nga njerëzit që kishin ndjeshmëri ndaj energjive.

Ato kanë një fushë tjetër elektromagnetike dhe një formë të veçantë transmetimi energjie. Kur kalon pranë tyre, e ndien.

Duke marrë shembull Llogaranë, kjo zonë, ashtu si disa male të tjera, ruan ende gjurmë të forta energjetike, por se shkelja e shpeshtë bëjnë që këto energji të zbehen me kalimin e kohës.

Llogaraja është një ndër zonat në Shqipëri ku ende ekzistojnë gjurmë të portaleve shumë të fuqishme energjetike porse shkelja e shpeshtë dhe ndërhyrjet njerëzore bëjnë që këto energji të zbehen me kalimin e kohës.

Njohja e portaleve nuk nis vetëm në aspektin fizik, por fillimisht përmes ndjeshmërisë shpirtërore.

Në fillim duhet të ndiesh frymën dhe energjinë e një vendi.

Kalimi në një dimension tjetër nuk është domosdoshmërisht fizik, por mund të jetë kalim në nivel dijeje dhe perceptimi duke qenë se individi fillon të shohë dhe kuptojë gjëra që nuk janë të dukshme apo të perceptueshme për të tjerët.

spot_img

Latest articles

Related articles