Qumështi për foshnje, Aptamil u tërhoq me vonesë nga tregu! Kosova kishte 72 orë

spot_img
Advertisements

Edhe pse Kosova e tërhoqi të paktën 72 orë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një qumështi për foshnje, Aptamilit pas një alarmi të ardhur nga sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës cereulide një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumësht për foshnje.

Sipas AKU bëhet fjalë për produktin Aptamil 1 Pronutra 800 gram Advanced me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026. Trupat inspektuese janë angazhuar në terren për verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë qumësht për foshnje dhe e kanë ende në përdorim ta kthejnë atë në pikat e shitjes duke shmangur konsumimin Siguria ushqimore mbetet një sfidë e përbashkët.

spot_img

Latest articles

Related articles