Salianji takime politike në Himarë: Kemi epërsi morale ndaj PS

spot_img
Advertisements

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas një takimi të zhvilluar në Himarë, ku ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe mënyrën e funksionimit të strukturave të saj.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike duhet të përfaqësojë modelin e epërsisë morale përballë qeverisë, por kjo, sipas tij, po cenohet rëndë nga mungesa e demokracisë së brendshme.

Ish deputeti akuzon lidershipin aktual për shkatërrimin e garave, emërimin e drejtuesve pa konsultim me anëtarësinë dhe përjashtimin e anëtarëve e drejtuesve lokalë nga proceset vendimmarrëse.

spot_img

Latest articles

Related articles