Libri për Kadarenë dhe Belinda Balluku

spot_img
Advertisements

nga Fitim Zekthi

Injoranca dhe budallallëku janë aq të larta në hapësirën tonë publike, në media, akademi, parlament etj sa edhe çdo bisedë në kafenenë më të thjeshtë është shumë më serioze. Dje, për shembull, vetëm në dhjetë minuta endje nëpër televizione kishte dy “perla”, dy marrëzi ( qe pashe une se mund te kete sa te duash).
Një profesor i letërsisë, që ka shkruar një libër për Kadarenë keto dite, flet me gjuhën më amatore, më jo-shkencore të mundshme për një akademik dhe thotë (veç lëvdatave hiperbolike që nuk kanë asnjë lloj kufiri) se: “…ata që e kritikojnë Kadarenë e bëjnë këtë sepse e kanë atë në qenien e tyre. Kadareja është në qenien e të gjithëve, të atyre që e duan shumë dhe të atyre që nuk e duan. Ata që e kritikojnë e urrejnë sepse u ka hyrë në qenie, është bërë pjesë e qenies së tyre për shkak të madhështisë që Kadareja ka. Është një luftë brenda qenies së tyre; ata janë në luftë me veten dhe jo me Kadarenë.”
Kjo mund të duket “poetike”, por është një budallallëk i hapur dhe aq më tepër i thënë nga dikush që, gjoja, duhet të bëjë shkencë: të ketë metodologji, gjuhë, fjalor, aparat logjik dhe teorizim për të shpjeguar një dukuri apo një autor, në këtë rast. Ai edhe vete Kadarene qe mdnon se po e larton e poshteron me keto budallalleqe.
Rasti tjetër. Një deputet flet për imunitetin e deputetit dhe rastin Balluku. Ai thotë se: “imunitetin e kanë deputetët e opozitës, sepse ata duhet të mbrohen. Nuk ka imunitet Balluku. Deputetët e opozitës duhet të mbrohen se mund të të vijë policia, të të hapë derën e makinës dhe të të fusë një shuplakë turinjve. Këtë ai nuk e bën dot me një deputet të mazhorancës” tha deputeti.
Sigurisht që, në parim, imuniteti ka më shumë kuptim për opozitën, por kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e deputetit nga gjëra të tilla. Po ashtu, imuniteti i Ballukut për çështjen në fjalë duhet hequr menjëherë, sepse ajo po hetohet për korrupsion madhor dhe po pengon drejtësinë. Por kjo nevojë nuk shpjegohet kështu.
Pak a shumë flasin shumica për çdo fushë: për gjeopolitikë (sidomos gjeopolitikë), për ligj, për letërsi, për pikturë, për muzikë, për Kushtetutën, për histori (ku vetë lëshojnë e ia kalojnë, në disa raste, nga mungesa totale e metodologjisë dhe e aparateve logjike apo teorike, edhe atij profesorit që ka shkruar librin për Kadarenë), etj.

spot_img

Latest articles

Related articles