“Ordiner, kriminel dhe hajdut” – Plas sherri në familjen Balluku. Ish Kunata tregon në gjykatë…

spot_img
Advertisements

Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike, teksa dalin në dritë detaje të reja nga përplasja mes tyre, e cila ka përfunduar në dyert e drejtësisë.

Më 16 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lëshoi urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në favor të Neda Ballukut, për shkak të dhunës së pretenduar nga bashkëshorti i saj.

Vetëm pak ditë më pas, ishte vetë Ogren Balluku ai që kërkoi urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se ishte subjekt i dhunës së vazhdueshme verbale, psikologjike dhe herë pas here edhe fizike nga bashkëshortja.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Tiranës, Ogren Balluku pretendon se është ofenduar rëndë me fjalë si:

“Ordiner, kafshë, kriminel dhe hajdut”, ndërsa shton se është kërcënuar edhe me shprehje të rënda si: “Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”.

Ai pohon gjithashtu se ndihet i përndjekur dhe i survejuar, duke pretenduar se Neda Balluku ka hapur kamerat e supermarketeve për të ndjekur lëvizjet e tij dhe të fëmijëve, si edhe ka paraqitur prova në gjykatë që, sipas tij, dëshmojnë përgjuarjen e banesës së tij.

Dëshmia e Ogren Ballukut:

“Kam pasur shqetesime te vazhdueshme nga bashkeshortja ime Neda Balluku dhe do te kerkoj te pajisem me Urdher te Menjehershem Mbrojtje per vete dhe djalin tim.… Jam i dhunuar verbalisht me fjalet me te ulta qe mund ti thuhen nje njeriu si (ordiner, hajdut, kriminel, kafshe, etj.)… Me kercenon verbalisht me fjalet do te bej te vrasesh veten, do prekesh fundin, mos gjetsh varr… Une dhe dy djemte e mi jemi te pergjuar ne shtepine tone… Diten e premte me date 16.01.2026 te dy djemt jane perballur me dhune psikologjike ne ambjentet e shkolles “Viktor Hygo”…”.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e kërkesës së Ogren Ballukut, duke mos pranuar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj Neda Ballukut.

Nga ana tjetër, Neda Balluku pretendon se ish-bashkëshorti e pengon në mënyrë të paligjshme të takojë fëmijët, e nxjerr nga banesa dhe e ofendon në sy të tyre, duke i manipuluar kundër saj.

Dëshmia e Neda Ballukut:

“Kam per te deklaruar se per daten 20.01.2026 une me shtetasin Ogren jam takuar vetem ne sallen e gjyqit…nuk e kam kercenuar apo dhunuar fizikisht apo psikologjikisht kete shtetas… kam shkuar ne shkolle per te takuar femijet sipas vendimit te gjykates por nuk jam lejuar… ai ofendon, shan dhe denigron mua ne sy te femijeve… kam bere disa kallëzime dhe kam marrë urdhër mbrojtjeje sepse nuk më lejonte të takoja vajzën sipas vendimit të gjykatës…”.

Sipas saj, kërkesa e ish-bashkëshortit për urdhër mbrojtjeje është bërë si kundërpeshë ndaj vendimit të marrë më herët në favor të saj dhe si tentativë për të penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimin me fëmijët.

spot_img

Latest articles

Related articles