Kryebashkiaku Rakip Suli qeras me 1 milion euro këshilltarin bashkiak të PD

spot_img
Advertisements

Konflikti i interesit duket se nuk e pengon Bashkinë e Kamzës që t’i japë tendera kompanisë “SHPRESA – AL”.

Së fundmi, institucioni i drejtuar nga Rakip Suli ka shpallur fituese këtë subjekt në tenderin për “ndërtimin e Bllokut Paskuqan 2”, me një vlerë prej 1 milion euro.

Tenderi ka si qëllim rikonstruksionin e rreth 25 rrugëve në zonën e Paskuqanit dhe nga 12 kompani pjesëmarrëse, fituese është shpallur “SHPRESA – AL”.

Por dhënia e tenderit këtij subjekti përbën konflikt interesi, pasi një nga administratorët e kompanisë, Bardhok Osmani, është gjithashtu këshilltar në Këshillin Bashkiak të Kamzës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të PS dhe PL.Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për konfliktin e interesit, pasi duke qenë të njëjtët persona si drejtues në kompaninë në fjalë dhe njëkohësisht zyrtarë të Bashkisë Kamëz, ekziston mundësia që kompania të favorizohet në tenderat e këtij institucioni.

spot_img

Latest articles

Related articles