Një kamion i tanazhit të rëndë është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj, në Vorë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve është bllokuar në njërën prej korsive të autostradës.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të tyre



