Këlliçi merr drejtimin politik të Foltores: E tronditën narkoqeverinë, nuk do ndalemi

spot_img
Advertisements

Nënkryetari i PD-së Këlliçi drejtoi foltoren e së hënës para kryeministrisë në mungesë të kreut Berisha i cili ndodhet në Asamblenë Parlamentare të Parlamentit Evropian.

Ai u tha qytetarëve të mbledhur se qeverisë I ka hyrë frika në palcë, aq sa ka nisur të dhunojë minorenët.
“Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Dhuna ka qenë programi  i këtij sekti që kur erdhën në pushtet. Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Ramën Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995. Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga parat ë inceneratorëve, faktet janë kokëfroa, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.” – tha Këlliçi.

Ai shtoi se protesta e 24 janarit tronditi pushtetin e kryeministrit Rama ndërsa nënvizoi se dhuna ka qenë kryefjala e qeverisë që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet.

“Protestë e jashtëzakonshme që tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata guximtarë, nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në Gjykatën e Tiranës për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve, dy netë më parë narko shteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Me dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe paranoja e fundit të pashmangshëm. I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Vendimet politike jo thjesht reagime policore, drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi  i sektit që kur erdhën në pushtet. T’i përzënë, t’i bëjnë të ndihen emigrant në vendin e vet. Korrupsioni i kësaj bande ka marrë jetë njerëzish. Fikën dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna të shtunën e protestës. Veprimet antiligjore të reagimi të çmendur janë urdhra nga dhunuesi i pashpirt kreut i narkoshtetit Edi Rama. Dhunë të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë të shkatërrosh drejtësinë.” – shtoi ai.

spot_img

Latest articles

Related articles