Shtetasi Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi, është vënë në pranga si autor i dyshuar i 11 vjedhjeve, ku ndër to 7 nën kërcënimin e armës.
Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.



