Eksperti i IT-së, Gent Progni, ngre alarmin për skema masive mashtrimi në Lezhë, ku qytetarët dyshohet se kanë humbur mbi 20 milionë euro, kryesisht përmes investimeve të rreme në Forex.
Sipas tij, në qytet është shfaqur sërish një skemë e re mashtrimi, “IVUU”, ku qytetarët po humbasin shuma të konsiderueshme parash, të joshur nga premtime për fitime të shpejta.
Eksperti paralajmëron: mos investoni, rrezik humbjeje totale të parave.



