Këto ditë në Itali shpërtheu një skandal mediatik dhe politik në lidhje me praninë e dyshuar të një softueri të quajtur ECM (Enterprise Content Management) të instaluar në kompjuterët e përdorur nga gjyqësori italian, i cili potencialisht do të lejonte monitorimin në distancë të aktiviteteve të gjyqësorit.
Bëhet fjalë për 40 mijë kompjutera në sistemin e drejtësisë.
Urdhri për të instaluar ECM-në ëshrë dhënë i bazuar nga dispozitat e qeverisë italiane për menaxhimin e dokumenteve, por debati përqendrohet në përdorimin e mundshëm të papërshtatshëm ose konfigurimet që i ekspozojnë kompjuterët ndaj spiunazhit shtetëror ose dobësive të sigurisë.
Pyetje ?
Sa vulnerabël janë kompjuterët e sistemit tonë të drejtësisë ?
A i kanë instaluar pa dijeni softuerin emc ?
Sa të mbrojtur janë kompjuterët e SPAK e GJKKO?
Rastet e fundit të tentativa për hackerim të SPAK sinjalizojnë se ka njerëz të interesuar për këto veprimtari.



