Një restorant pranë Urës së Dajlanit, në zonën e plazhit të Durrësit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës.
Sipas informacioneve paraprake, lokali nuk ka qenë në funksion, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Durrësit, situata është vënë nën kontroll.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.



