Si pasojë e shisheve molotov e lëndëve të tjera piroteknike të hedhura në drejtim të policisë, kanë mbetur të lënduar rreth 11 efektivë të policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë rreth 18 persona raportohet të jenë shoqëruar në polici për shkak të trazirave të krijuara si përpara godinës së kryeministrisë ashtu dhe tek ajo e Kuvendit. Turmat e protestuesëve janë shpërndarë pas hedhjeve masive të gazit lotsjellës dhe ujit.



