Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndjekur nga deputetët dhe anëtarët e PD.
PD kërkon me protestën e sotme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Më parë në një postim në rrjetet sociale, Berisha iu drejtua me një mesazh qytetarëve ku e quajti ditën e sotme, si ditën kur populli opozitar i bën gjyqin kreut të qeverisë.
Ka 13 vjet që thonë Shqipëria është kthyer në narkoqeveri pastaj në fund thonë ne nuk do ta lejojmë qe Shqipëria të ktheht në narkoqeveri.



