Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tha në Forumet Ekonomike Botërore në Davos se robotët humanoidë të kompanisë së tij mund të dalin në treg për publikun vitin e ardhshëm.
Ai theksoi se robotët do të jenë të sigurta, të besueshme dhe me aftësi për të kryer shumë detyra të ndryshme, përfshirë kujdesin për fëmijët, kafshët shtëpiake dhe prindërit e moshuar.
“Deri në fund të vitit të ardhshëm, do të kemi besim të plotë në sigurinë dhe funksionalitetin e robotëve. Praktikisht, do të mund të bëjnë pothuajse çdo gjë që ju u kërkoni,” deklaroi Musk.
Ai gjithashtu parashikoi një përparim të shpejtë të inteligjencës artificiale. Sipas tij, modelet e AI-së mund të jenë më të zgjuara se çdo njeri deri në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm, dhe brenda vitit 2030–2031, AI mund të tejkalojë inteligjencën e gjithë njerëzimit të bashkuar.
Musk mbylli fjalimin duke theksuar rëndësinë e optimizmit: “Për cilësinë e jetës është më mirë të gabosh duke qenë optimist, sesa të kesh të drejtë duke qenë pesimist.”



