Noka: Nuk mund të rrij duarkryq ndaj narkoshtetit

spot_img
Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se opozita ndodhet në një “betejë kundër Narkoregjimit” dhe bëri thirrje që qytetarët të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër Narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër. Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj Narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij.”

spot_img

Latest articles

Related articles