Gjykata i jep një mësim biznesmenit Sula: I ke dhënë apartamentin Veliajt!

spot_img
Advertisements

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula, e cila kërkonte heqjen e sekuestros për një apartament në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, për të cilin prokuroria dyshon se është pasuri e fshehur e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë njoftoi këtë të enjte (22 janar 2026), se ka vendosur “mospranimin e rekursit të shoqërisë Agi Kons për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nr.38, dt. 17 qershor 2025”.

Në vendimin e Apelit për këtë rast u konstatua se bëhej fjalë për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e “Kodrës së Diellit”, një kat sipër apartamentit zyrtar të bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Në kërkesën e saj, “Agi Kons” shpk pretendon se apartamenti është në pronësi të saj, si ndërtuese e të gjithë kompleksit rezidencial dhe se Veliaj e bashkëshortja e tij, Xoxa, nuk kanë asnjë të drejtë reale apo pronësore mbi atë pasuri.

Megjithatë, Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshime të arsyeshme se apartamenti është “de fakto” në pronësi të dyshes Veliaj-Xoxa. Sipas SPAK-ut, ajo është një pasuri e fshehur dhe dyshohet se është produkt i marrëdhënies korruptive mes Veliajt dhe sipërmarrësit Gent Sula.

spot_img

Latest articles

Related articles