Toni Gogu zbulon: Trump i tha Ramës “mik, ma prit vajzën në Shqipëri”

spot_img
Advertisements

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump në Kryeministri përbën një sinjal të fortë politik dhe njerëzor të besimit që Donald Trump, ka ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Gogu tha se ftesa për Shqipërinë dhe për Ramën ka qenë personale dhe e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump. Sipas Gogut, nga pikëpamja njerëzore, ky është një akt që flet vetë për nivelin e marrëdhënies mes dy liderëve.

Ai e cilësoi këtë, si një besim që nuk i jepet lehtë askujt dhe shtoi se prania e Ivanka Trump në Tiranë dhe në Kryeministri bie ndesh me narrativën e opozitës.

“Presidenti Trump i ka besuar një miku të vet që të mirëpresë vajzën e tij në vendin e tij, në shtëpinë e tij. Sot, vajza e Presidentit amerikan, një nga personat më të afërt të tij në botë, ndodhet me kryeministrin. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot kryeministri nuk është i padëshiruar, por i dëshiruar”, deklaroi Gogu.

spot_img

Latest articles

Related articles