Ftesa që Republika e Kosovës edhe pa qenë anëtare e OKB-së, të ulet në tryezën e Bordit të Paqes për Gazën, është një shuplakë politike për të gjithë ata që për vite me radhë e kanë demtuar rolin e saj ndërkombëtar.
Kosova sot nuk është më në periferi m, ajo është nje realitet në qendër të interesit strategjik të Washingtonit.
Kjo nuk erdhi rastësisht.
Vizioni i qartë politik, reformat e thella dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit kanë bërë që Albin Kurti ta udhëheqë pa rival faktorin shqiptar, ndërsa Edi Rama mbetet peng i pazareve, korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar, drejton nje qeveri hajdutesh dhe pa peshë reale ndërkombëtare.
Vendimet strategjike të SHBA-së në muajin dhjetor 2025 e vulosën këtë realitet.
Kosova është pjesë e padiskutueshme e sferës amerikane të ndikimit. Me këto vendime u hodhën në erë planet e Putinit dhe Vuçiçit për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor duke bere qe planet dhe loja e tyre te deshtoje.
Tani nuk ka më kohë për hezitime. Marrëveshja strategjike SHBA–Kosovë duhet të çojë drejtpërdrejt drejt anëtarësimit në NATO.
Anëtarësimi në NATO është garancia përfundimtare e paprekshmërisë së territorit të Kosovës. Me ushtri të reformuar dhe me mbështetje amerikane, Kosova jo vetëm mbrohet, por kthehet në faktor stabiliteti dhe force në rajon.
Koha e nënshtrimit ka marrë fund.
Koha e Kosovës ka filluar.



