Shekull i Ri-Projeksion i Ri!
Partia Lëvizja e Legalitetit, e djathta konservatore shqptare!
Fjala mbajtur në aktivitetin e organizua në vazhdim të prijektit Kthim Tek Rrënjët, me Datë 21 Janar 2026, Ditën e Kongresit të Lushnjes.
Lushnje, më 21 Janar 2026.
I nderuar Lartësia Juaj Mbretërore,
Princ i Kurorës, Leka II,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Legalistë, ju familjarë të atyre që për më shumë se një shekull shkruan histori,
Miq të çmuar,
Është kënaqësinë dhe është nder i veçantë për mua që sot ndodhem mes jush në qytetin e Kongresit, pikërisht aty nga u ruajt sovraniteti ynë dhe u hap rruga e konsolidimit të shtetit shqiptar.
Gjithashtu gjej rastin të ju falënderoj përzemërsisht për praninë dhe pritjen e ngrohtë tuajin, duke i dhënë kuptim dhe vlerë këtij takimi solemn.
Sot, ne legaliatët gjendemi në Lushnje, e bërë kjo pothuajse traditë për ne, ndryshe nga shumë qeveritarë, palitikan apo akademik dhe institucione shtetërore, të cilët duhet të bëjnë vlerësimin ashtu si duhet të kësaj dite historike, gjendemi këtu për të nderuar dhe përkujtuar Kongresin e Lushnjës një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë dhe, po sot, në këtë ditë historike për të vlerësuar figura atdhetare patriotike në vazhdim të projektit “Kthim tek Rrënjët” nisur ky në kuadër të 100 vjetorit të “Triumfit të Legalitet”
Pa Kongresin e Lushnjës, Shqipëria rrezikonte të zhdukej. Por duhet të theksohet se pa insiativat e guximshme dhe largpamëse si ato të Ahmet Zogu, zgjedhur ndërkohë ministër i brendshëm në këtë kongres, kongresi rrëzikohej të mbetej një akt i papërfunduar historik.
Data 20 Janar 1920 e Kongresit të Lushnjes dhe data 24 Dhjetori 1924 e Triumfi i Legalitetit, janë dy datat të rendësishme të lidhura mes tyre në mënyrën më harmonike.
Pas shpalljes së pavarsisë më 1912, në vitet ‘20 të shekulit XX
Shteformimit tonë ju hap rruga në Kongresin e Lushnjes, i’u vendosen fatet me Triumfin e Legalitetit dhe ky shtetformim i parë modern u krye me Shpalljen e Mbretërisë Shqiptare më 1928, prandaj historia duhet të shkruhet drejt dhe për ne legalistët kjo rrugë mbetet sot e në vazhdimësi obligim i madh.
Që nga këto kohëra breza të tërë i kanë qëndruar besnikë filozofisë zogiste:
Për Atdhe dhe Mbret, Për Shtet e troje të lira etnike.
Për këtë arsye, është një detyrim moral dhe historik për ne që të kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë ata që luftuan dhe sakrifikuan për këto ideale. Në këtë frymë, kemi ndërmarrë projektin kombëtar “Kthim tek Rrënjët”, për të nderuar dhe vlerësuar të gjithë ata që dhanë një kontribut të pazëvendësueshëm në interes të kombit tonë, projekt ky i përfunduar deri tani për Qarkun Shkodër dhe Korçë.
Këtë radhë pjesën e këtij projekti e kemi zgjedhur për në këtë datë të rëndësishme, këtu në Lushnjen e Kongresit. Nga këto treva ku dolën patriotë dhe atdhetar që mbështetën Kongresin e Lushnjës dhe më pas u rreshtuan në krah të Ahmet Zogut, në rrugëtimit e tij shtetformues.
Dhe pa diskutim këto atdhetarë patriotë meritojnë mirënjohje dhe nderim.
Një nderim i veçantë shkon për ata që gjatë diktaturës komuniste nuk u përkulën dhe nuk u dorëzuan, duke ruajtur dinjitetin dhe krenarinë përballë persekurimit, intenimit, pushkarimit dhe burgosjes, shumica e tyre edhe këtu në Lushnje, e kthyer kjo në kamp internimi nga diktatura komuniste.
Nderim për ata që të larguar në egzil pas Luftës Dytë Botërore punuan dhe u përkushtuan pa reshtur për interesin kombëtar, duke mbajtur gjallë idealet e monarkisë shqiptare.
Nderim dhe mirënjohje për ata që, pas vitit 1990, pa asnjë interes apo privilegj, vijuan me përkushtim rrugën e legalitetit dhe mbështetën programin tonë politik.
Të nderuar pjesëmarrës,
Ne jemi krenarë për historinë dhe origjinën tonë familjare dhe shtetformuese, por njëkohësisht duhet të jemi më të vetëdijshëm për përgjegjësitë që mbartim sot.
Shqipëria ka nevojë për një qasje të re, për një vizion dhe besim të ri, për të dalë nga gjendja ku sot ajo gjendet
Dhe për këtë Shqipëria ka nevojë për një organizim ndryshe të së djathtës tradicionale konservatore e kjo e djathtë mësë miri përfaqësuar nga ne, kjo duke filluar nga kjo sallë e duke mundësuar afrimin rreth nesh të gjithë atyre që me zemër dhe ideal janë pjesë e jona.
E djathta nuk mund dhe nuk duhet të monopolizohet nga askush pa rrënjë të qarta ideologjike të djathta, e aq më tepër me origjina dhe lidhje majtiste, kjo thjeshtë për përfotime politike.
E djathta shqiptare i ka rrënjë tek morali dhe besimin në Zot, tek ata që ndërtuan shtetin e parë modern shqiprar, tek nacionalimi shqiptar, tek ju, tek legalistët që besojnë dhe udhëhiqen nga filozofia zogiste nën moton e Mbretit Zog:
“Atdheu mbi të gjitha.”
Ajo i ka rrënjët tek të parët tanë dhe ata rrënjë nuk janë zhdukur janë mes nesh, regjimi komunist dëmtoj degët por kurrë nuk arriti të shkuli rrënjët tona dhe ndaj sot Shqipërija ka nevojë për ne, ka nevojë për filizat e rinjë të këtyre rrënjëve.
Vetëm me këtë identitet të qartë dhe sa më të bashkuar mund ta ndryshojmë këtë realitet, që Shqipëria të mos shpopullohet, por të ringjallet; që shoqëria të shëndoshet dhe rinia të gjejë shpresë në atdheun e vet, në një Shqipëri më demokratike, më të zhvilluar dhe më të begatë.
Le të shërbejë ky takim edhe si reflektim dhe thirrje për brezat trashëgimtarë të atyre që ndërtuan shtetin e parë modern shqiptar, për t’u angazhuar dhe për t’u bashkuar rreth nesh, me synimin për ta zhvilluar vendin tonë më demokratikisht e më ekonomikisht, brenda një kombi të bashkuar me një sistem qeverisës mbretëror.
Faleminderit për vëmendjen tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Rroftë Princi i Kurorës, Leka II! 🇦🇱
Gëzuar Ditën e Kongresit të Lushnjës!



