I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Burimet për mediat nga Gjykata e Posacme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Tusha akuzohet për aferën “5D”.
Vendimi për lirimin e tij është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përfaqësuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.



