Avokati i njohur dhe aktivist i shquar i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, u shfaq ndryshe në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, në një rrëfim personal mbi jetën, filozofinë dhe karrierën e tij si aktivist.
Goxhaj ndau episode nga rinia e hershme, duke treguar se që i ri u përball me zgjedhjen mes studimeve juridike dhe pasionit për filozofinë dhe idenë e lirisë, edhe në kohën e komunizmit.
Ai theksoi se e kishte zgjedhur jetën “në shpellë”, si metaforë e një jete të lirë nga kompromiset me shoqërinë.
Një nga figurat që ka vlerësuar më shumë në jetë, është At Zef Pllumi, ndër intelektualët që ka thënë: “Unë do rroj vetëm për me tregue”. Kam besuar gjithmonë në histori dhe filozofi, se ai që sheh brenda në burg, është më i lirë se ai që është jashtë.
Njeriu i lirë nuk përcaktohet nga muret, por nga përballja me burgun e mendjes.
Jam bërë “avokat me zor”, nën dëshirën e nënës time, ndërsa vetë ëndërroja të studioja filozofi. Në vitin 1990, arrita të ndjekë paralelisht të dyja degët, duke studiuar juridik në një kat dhe filozofi në Kujtoi edhe momentet e rebelimit në kohën e komunizmit, kur dëgjonim muzikë heavy metal, si dhe arrestimet në moshë të re.
Në moshën 17-vjeçare u arrestova dhe u mbajta për disa orë në qeli në garnizonin e Tiranës, ndërsa një tjetër episod ndodhi në vitin 1988, pas një sherri ku u përfshi edhe Olsi Rama.
Sipas Goxhajt, problemi kryesor i shoqërisë moderne është se mirëqenia materiale është vendosur si kriter bazë i jetës, por kjo ka një kosto të lartë, dorëzimin e lirisë.
Jeta ime ka qenë një përplasje e vazhdueshme me realitetin.
Njeriu i lirë nuk e fiton lirinë duke bërë kompromis me shoqërinë dhe duke jetuar siç do ajo.
Nëse do kisha zgjedhur rrugën e kompromisit, sot mund të isha ministër apo deputet, por me çmimin e humbjes së parimeve.
Në Ballkan, nuk kam gjetur një “Altin tjetër’, në raport me kritikat ndaj Sorosit.
Liria më e rëndësishme është liria e trupit dhe e mendjes, duke mbetur i bindur se liria e vërtetë nuk blihet me karrierë apo privilegje.



