Siguria ushqimore në dorë të Blerina Gjylametit

spot_img
Advertisements

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Gjylametit i është besuar drejtimi i këtij institucioni, i cili ndër vite ka qenë në qendër të vëmendjes publike për shkak të rasteve të konstatuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara.

Në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit më herët ishte Manush Kullolli.

Emërimi vjen në një moment kur institucioni përballet me kërkesa të shtuara për forcimin e kontrollit dhe sigurisë ushqimore në vend.

spot_img

Latest articles

Related articles