Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres Belinda Balluku.
Burime për redaksinë thanë se dy skenarë janë në tavolinën e saj, pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ku skenari i parë i diskutuar me kreun e PS është dorëheqja pas vendimit të GJK dhe para mbledhjes së datës 28 janar.
E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët. Kjo kërkesë e SPAK iu përcoll Kuvendit të Shqipërisë 4 ditë pas Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së dhe riktheu në detyrë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.



