Hetime gjermane në Shqipëri. Makina e Bundespolizei ‘shëtit’ rrugëve të Tiranës

spot_img
Advertisements

Një automjet i identifikuar qartë si pjesë e Policisë Federale Gjermane, Bundespolizei është konstatuar këtë të martë në Rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë.

Prania e një mjeti policor të huaj, me targa gjermane dhe shenja zyrtare policore, ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje nga kalimtarët. Sipas praktikës ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, oficerët e huaj nuk kanë kompetenca ekzekutive të pavarura në Shqipëri.

Çdo veprim operativ, përfshirë arrestimet, mund të kryhet vetëm nga autoritetet shqiptare, ndërsa oficerët e huaj marrin pjesë si vëzhgues, këshilltarë ose në kuadër të operacioneve të përbashkëta, bazuar në marrëveshje dypalëshe ose programe të BE-së.

spot_img

Latest articles

Related articles